Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim me të cilin vazhdojnë të vlejnë çmimet aktuale për ngrohje në Shkup, deri në marrjen e një vendimi të ri. Kjo, siç shpjegoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimin e energjisë termike për tre sistemet në qytetin e Shkupit. Me vendimin e fundit nga 1 shkurti, çmimi i ngrohjes në Shkup u rrit për 5,03 për qind, si rezultat i rritjes së çmimit të gazit natyror në bursat botërore për 16 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2024.