Costa i kthen përgjigje Kamberit: Trajtimi i shqiptarëve të Luginës luan rol në anëtarësimin e Serbisë në BE

Bashkimi Evropian po e ndjek me vëmendje trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pret nga Serbia që të respektojë standardet ndërkombëtare në këtë drejtim.
Kështu është shprehur presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në një përgjigje drejtuar deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili e ka publikuar në rrjetin social në Facebook.
“Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi”, ka shkruar Kamberi.
Siç ka shkruar Kamberi Costa ka thënë se pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.
“Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Këshilli i Evropës është i njoftuar hollsishëm me çështjen e pasivizimit të adresave. Kjo çështje është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së. Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike”, ka shkruar Kamberi.