Daku dhe Hoxha shënojnë në barazimin e Rubin Kazan ndaj Zenitit

Mirlind Daku dhe Veldin Hoxha kanë shënuar nga një gol në barazimin e Rubin Kazanit ndaj Zenit St.Petersburg, në Superlignë e Rusisë.

Zeniti kaloi në epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë me golat nga Mostovoy dhe Cassierra.

E në pjesën e dytë, ishte dyshja shqiptare që ia dha një pikë ekipit të Rubin Kazanit, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Veldin Hoxha shënoi në minutën e 47-të për 1:2.

E në minutën e 90-të, Mirlind Daku realizoi për 2:2