Më 16.07.2025 në orën 15.30 në f. Zhvan, rrethi i Demir Hisarit, nëpunësit policorë nga NJPB Demir Hisar i privuan nga liria G.R. (26), G.M. (47) dhe G.G. (26), të gjithë nga Republika e Rumanisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”, e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal. Në të vërtetë, ata në f. Slloeshticë, rrethi i Demir Hisarit, kanë mashtruar disa banorë dhe u kanë shitur gjoja se sende të brenduara për amvisëri, të cilët në këmbim u kanë dhënë stoli ari dhe të holla. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.TS