Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila po mbahet në qytetin Porto të Portugalisë.

Në këtë eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar, përfaqësues nga vende të ndryshme po diskutojnë mbi çështje të sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e OSBE-së. Temat kryesore përfshijnë sfidat aktuale të sigurisë, rolin e organizatës në promovimin e paqes dhe demokracisë, si dhe forcimin e dialogut ndërparlamentar.

Snopçe ka bërë të ditur se gjatë sesioneve të asamblesë do të zhvillohet edhe votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një moment me rëndësi për drejtimin dhe prioritetet e ardhshme të këtij institucioni.

Pjesëmarrja e deputetit Snopçe në këtë forum ndërkombëtar përforcon angazhimin e përfaqësuesve tanë në nisma dhe platforma që kanë në fokus sigurinë rajonale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.