Si deputet i zonës, Rijad Shaqiri nga ASH-ja, ka dhuruar uniforma pune për të gjithë stafin e punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë, në një akt simbolik falënderimi për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj shëndetit të banorëve të komunës.

Në një ceremoni të thjeshtë, deputeti Shaqiri shprehu mirënjohjen e tij për stafin e këtij institucioni shëndetësor, duke theksuar se ky gjest modest është një mënyrë për të vlerësuar punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për qytetarët.

“Uniformat janë një shenjë e vogël mirënjohjeje për përkushtimin dhe angazhimin që tregoni çdo ditë për shërbimin ndaj shëndetit të qytetarëve tanë. Ky është një kontribut i vogël, por që ka për qëllim të motivoni për të vazhduar punën tuaj të jashtëzakonshme,” shkruan në rrjetet sociale deputeti Shaqiri.

Ai gjithashtu theksoi se mbështetja për institucionet lokale shëndetësore do të mbetet një prioritet për të në të ardhmen.

“Ne duhet të sigurojmë që institucionet tona shëndetësore të jenë të pajisura me të gjitha mjetet dhe mbështetjen e nevojshme për t’i ofruar qytetarëve shërbime sa më cilësore.”

Ky veprim tregon angazhimin e deputetit për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të mbështetur institucionet lokale, duke përmirësuar kushtet e punës për stafin që është çdo ditë pranë qytetarëve.