Qeveria, në mbledhjen e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore t’i ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Ky vendim është në drejtim të realizimit të një tjetër premtimi ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës që t’i jepet fund të abuzimeve që kanë qenë praktikë në të kaluarën.

Gjithashtu, Qeveria, me propozim të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, mori vendim për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Korçë, me juridiksion në të gjithë rajonin. Qytetarët duhet të kenë shërbime të shpejta dhe efikase, si dhe mbështetje për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike.

Qeveria vazhdon me masa dhe politika konkrete të cilat kanë ta konfirmojnë kujdesin e vërtetë për përmirësimin e standardit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në institucione.