Deri të shtunën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Temperaturat ditore do të kalojnë 40 gradë, në disa vende do të jenë mbi mesataren për korrikun, kumtoi DPHM-ja.

Të dielën do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura ditore do të jetë në rënie.