Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM), ka lëshuar 20 vendime të reja për punësime për 19 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Edhe ky konkurs është në vazhdën e konkurseve dhe punësimeve masive të maqedonasve dhe deshqiptarizimit të institucioneve shtetërore. Kjo është një ministri e re e formuar me ardhjen e Qeverisë monoetnike dhe që në fillim është njohur si ministri e VMRO-së.
Situatë e ngjashme është edhe në institucionet, drejtoritë dhe ministritë e tjera ku më herët ka pasur të punësuar shqiptarë. Me ardhjen e Qeverisë antishqiptare VMRO-VLEN, në të gjitha institucionet deri më tani janë punësuar me mijëra maqedonas, ndërsa në shumicën prej tyre asnjë shqiptar, ose nga një të vetëm si në rastin e fundit.
Për të mos u mjaftuar me këtë, shumë shqiptarë janë larguar nga vendet e tyre të punës ose u janë ndërprerë kontratat e punës.