Më 21.07.2025 në orën 15.25 në Vendkalimin kufitar Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria S.B. (51) nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit kufitar u konstatua se paraqiti karton të gjelbër të falsifikuar ndërkombëtar për mjetin transportues ,,Mercedes’’ me gjysmërimorkio, të cilin e drejtonte. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.TS