Më datë 20.07.2025 në ora 23:50, punonjës policie nga
DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin V.L.(41) nga
Gostivari, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare
se rreth orës 20:00 e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në
stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të
pasoj parashtresë përkatëse.TS