Sot (15.07.2025) në orën 04.15 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Petar Acev” në Shkup ka shpërthyer zjarr në një automjet të parkuar pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa regjistrimi të Shkupit, në pronësi të G.M. (43) nga Shkupi. Automjeti është djegur plotësisht, ndërsa janë përfshirë edhe një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, në pronësi të B.Gj. (51) nga Shkupi dhe një automjet pasagjerësh “Pezho” me targa të Shkupit, në pronësi të K.T. (55) nga Shkupi. Brigada e Mbrojtjes Kundër Zjarrit Shkup e ka shuar zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS