Një objekt është përfshirë nga flakët në zonën industriale në Prishtinë, të enjten në mbrëmje.

Tymi ka mbuluar një zonë të madhe, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit tek provojnë të shuajnë zjarrin.

Gazetari Behar Mustafa ka raportuar nga vendi i ngjarjes, i cili thotë se zjarri është duke u përhapur më shumë.

Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.