Sot, në afërsi të fshatit Zhelinë, është raportuar për një zjarr të madh, i cili ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë, duke shkaktuar shqetësim te banorët lokalë informon Tetovasot që sjellë edhe pamje nga vendi I ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, zjarri dyshohet se ka shpërthyer pranë një zone të përdorur si deponi , ku janë të pranishme mbeturina të ndryshme urbane dhe industriale.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur dhe flakë që përhapen me shpejtësi, të nxitura nga temperaturat e larta . Njësitë e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me urgjencë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe po hetojnë shkaqet e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar deri në këtë moment, por dëmet mjedisore dhe ndotja e ajrit konsiderohen të konsiderueshme.
Hetimet janë në vijim dhe pritet që institucionet përkatëse të dalin me një deklaratë zyrtare gjatë ditës.Tetovasot