Luksemburg, 2 korrik 2025 – Nga sot deri më 4 korrik të vitit 2025, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të jetë në vizitë pune në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në takimin e rregullt të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore.

Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e Konstituencës Holandeze, ndërsa ministrja e Financave e përfaqëson vendin tonë në Bordin e Guvernatorëve të Bankës Botërore.

Në margjinat e takimit, ministrja do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësuesit e lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe me ministrat e Financave nga shtetet anëtare të Konstituencës.

Takimet do t’i kushtohen sfidave aktuale ekonomike dhe globale, politikave për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, si dhe përkrahjes së proceseve reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrja në takime të tilla paraqet mundësi të rëndësishme për ta avancuar bashkëpunimin me FMN-në, Bankën Botërore dhe anëtarët e tjerë të Konstituencës, si dhe për prazantimin e politikave makroekonomike dhe axhendën reformuese të Qeverisë.