Një person i moshës 77-vjeçare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga dy djemtë e tij në Mitrovicë të Veriut.

Kështu ka raportuar gazetari Urall Boshnjaku, i cili ndër të tjera zbuloi se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 pasdite.

“I njëjti ka treguar që djemtë e tij 37 dhe 34 vjeç, e kanë sulmuar. Policia ka hapur hetime, ndërkaq prokurori ka hapur rastin për ‘Vetëgjyqësi’ dhe ‘Dhunë në familje’”, tha Boshnjaku.

Ai tutje bëri të ditur se në komunën e Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona për një vjedhje që kishte ndodhur muaj më parë në rrugën “Skënderbeu”. /klankosova