Kur flitet për nënshtrimin dhe pafuqinë e VLEN-it, kjo më së miri shihet te kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami nuk guxon të flasë kur pranë tij është kryeministri Hristijan Mickoski. Edhe kur pyetjet janë drejtuar drejtpërdrejt për Kasamin, Mickoski nuk e lejon të përgjigjet.

Sot, për herë të dytë, kryeministri Mickoski nuk e lejoi Bilall Kasamin të përgjigjet në një pyetje të gazetarit të portalit TS.

Gazetari e pyeti Bilall Kasamin:
Pse kompania serbe jep një donacion prej 800 mijë eurosh për Tetovën dhe a lidhet kjo me ndërtimin e Kishës?

Mickoski ndërhyri dhe nuk e la Kasamin të përgjigjet në këtë pyetje.

Nga ana tjetër, kompania me pronar serb ka dhuruar 800 mijë euro donacion për Tetovën dhe Bilall Kasamin. /TS/