Donacioni prej 800 mijë eurove nga Serbia për komunën e Tetovës dhe Bilall Kasamit ka heshtur edhe Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ne lidhje me këtë ditë parë portali TS ka dërguar pyetje zyrtare zëdhënësit Arlind Manxhukës se cili është qëndrimi i VV-së dhe Kurtit për këtë donacion. Por as nga VV e as nga qeveria Kurti deri në këto momente nuk kemi pranuar asnjë përgjigje.
Ja pyetjet zyrtare:
Pyetje për zëdhënësin e VV-së Prishtinë, Arlind Manxhuka dërguar zyrtarisht në adresë të tij nga portali TS
Dy ditë më parë, kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, ka pranuar një donacion prej 800 mijë eurosh nga një kompani serbe.
Duke qenë se kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka mbështetur publikisht z. Kasami gjatë zgjedhjeve, kam disa pyetje në lidhje me këtë çështje:
1. A keni pasur informacion, si Lëvizje Vetëvendosje dhe si qeveri veçanërisht kryeministri Kurti, që partneri juaj nga Maqedonia e Veriut ka pranuar një donacion prej 800 mijë eurosh nga Serbia?
2. Nëse po, cili është qëndrimi zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Kryeministrit Kurti lidhur me këtë donacion?
3. A do të distancoheni nga z. Bilall Kasami, duke pasur parasysh se ky donacion vjen në një kohë krize të thellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë?
Faleminderit,
Rami Mislimi – TS