Shkup, 4 korrik 2025
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmisi, sot mbajti një fjalim në panelin "Ndikimi dhe Adresimi i
Sfidave të Trendeve Demografike", si pjesë e ngjarjes kushtuar demografisë si një çështje strategjike për
të ardhmen e vendit.
Ministri Durmisi theksoi se trendet demografike – siç janë rënia e shkallës së natalitetit, emigrimi i të
rinjve dhe plakja e popullsisë – janë një realitet ekonomik që kërkon një qasje sistemike dhe zgjidhje
afatgjata.
"Përgjigja jonë nuk është deklarative, por konkrete, proaktive dhe e bazuar në të dhëna dhe nevoja
reale. Përmes investimeve në kapitalin njerëzor, masave aktive të punësimit dhe mbështetjes për
zhvillimin ekonomik lokal, po ndërtojmë ekonominë e së ardhmes", tha Ministri.
Si pjesë e politikave ekonomike që i përgjigjen drejtpërdrejt sfidave demografike, Ministri theksoi Planin
Operativ për Punësim për vitin 2025, me vlerë prej 40 milionë euro, përmes të cilit mbi 10,000 qytetarë
mbështeten me trajnime, stazhe, vetëpunësim dhe grante për sipërmarrësit e rinj. Një fokus i veçantë i
kushtohet rajoneve që janë demografikisht më të rrezikuara.
“Vetëm me ekonomi të forta lokale mund ta zbusim efektin e migrimit dhe t’i mbajmë të rinjtë në
komunitetet tona. Detyrimi ynë është të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë – pavarësisht se ku
jetojnë”, tha Durmishi.
Ministri bëri thirrje për veprim të përbashkët dhe një koalicion më të gjerë shoqëror – midis
institucioneve, sektorit të biznesit, akademisë dhe organizatave të shoqërisë civile – me qëllim ndërtimin
e një ekonomie që do t’i përgjigjet realitetit, por edhe do ta ndryshojë atë për mirë.