Sot do të jetë ditë prezantimi për dy futbollistë të Kombëtares. Fillimisht pritet që Torino të zyrtarizojë Ardian Ismajlin, pasi ka kryer dje testet mjekësore me sukses.

Ismajli e mbylli me Empolin që ra nga kategoria. Mbrojtësi do të mbetet në Seria A ku do kontribuojë me Torinon. Paga e tij do të jetë 1.1 milionë euro në sezon.

Sot me shumë gjasa do të zyrtarizohet dhe Adrion Pajaziti te Hajduk Split. Mesfushori 22-vjeçari do të përfitojë 300 mijë euro në sezon te Hajduku. Për herë të fundit luajti si i huazuar te Gorica në Kroaci.

Si Ismajli dhe Pajaziti janë afruar si okazion. Ismajli doli lojtar i lirë nga Empoli, teksa Pajaziti po ashtu nga Fulham.