Në një ditë të ngarkuar me ngjarje, policia njofton për një aksident të rëndë trafiku në komunën e Karbincit dhe një operacion antidrogë në Shkup, ku janë privuar nga liria disa persona.
Aksident i rëndë në fshatin Radanjë, Karbinc
Më 27 korrik 2025, rreth orës 09:20, në fshatin Radanjë, komuna e Karbincit, ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete pa targa, që drejtohej nga një 15-vjeçar nga Radanja, dhe një traktori “IMT 533” pa targa, që drejtohej nga S.I. (45) nga fshati Gaber i Madh.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar dhe trajtuar në Spitalin Klinik të Shtipit.
Në vendngjarje ka intervenuar menjëherë ekipi i SPB Shtip, i cili ka kryer këqyrjen e plotë të vendit të aksidentit dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Arrestime në Shkup për posedim të drogës
Më 27 korrik 2025, në orën 16:30, në Shkup, në disa lokacione të ndryshme, policia ka privuar nga liria B.Sh. (41), D.S. (23) nga Shkupi dhe S.K. (42) nga fshati Draçevicë, rrethi i Shkupit.
Gjatë kontrollit, në të tre personat janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë.
Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, autoritetet njoftojnë se do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
Këto ngjarje janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të policisë për rritjen e sigurisë në rrugë dhe luftën kundër drogës në vend.TS