Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë, respektivisht për shkelje të nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal. Nga Prokuroria njoftojnë se kanë propozuar që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit.

“I dyshuari, një 42-vjeçar nga Manastiri, dje në “Tregun e Ri” në Manastir ka tentuar t’i marrë jetën një personi. Ai iu afrua të dëmtuarit nga pas, në momentin kur ai po rregullonte mallin në tezgë, dhe e sulmoi me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar dy goditje me thikë në shpinë dhe në ijë. Dy dëshmitarë arritën ta neutralizojnë, pas çka i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes”, thonë nga MPB.