Më 03.07.2025, në ora 22:25 në Çair të Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar R.R. (40) nga fshati Trubarevë, Shkup, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje e paligjshme e automjetit motorik” sipas nenit 242 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë pas një kallëzimi nga A.J. (36) nga Shkupi, i cili raportoi se në një parking në zonën e Qendrës i ishte marrë automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit. R.R. kishte hyrë në veturën e pashkyçur, e kishte ndezur me çelësin që ndodhej në bravë dhe ishte larguar.

Pas ndërmarrjes së masave nga policia, autori është arrestuar dhe automjeti është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ndiqet procedurë përkatëse.