Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani pas zyrtarizmit të kandidaturës së tij, thotë se Zhelinës do tia rikthej krenarinë.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar që sonte mora besimin e Kryesisë së BDI-së dhe liderit tonë vizionar, z. Ali Ahmeti për t’i prirë garës në Komunën e Zhelinës në zgjedhjet lokale 2025.
Ky besim për mua nuk është vetëm një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe ndaj çdo qytetari të Zhelinës i cili me padurim e pret ndryshimin.
Me zemër e me shpirt do të punojmë bashkë për të qenë zëri i gjithësecilit, për të përçuar çdo sinjal të nevojave të juaja dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin!
Bashkë do t’ja kthejmë krenarinë Zhelinës!” ka shkruar Sulejmani