Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e 16-vjeçares, e cila kishte rënë në lumin Vardar.

“Aktualisht, Qendra Operative e QMK-së është njoftuar se ekipet që po kryenin kërkime do të tërhiqen për shkak të mungesës së kushteve minimale të përshtatshme për kërkim gjatë natës. Herët në mëngjes, ekipet do të vazhdojnë me kërkimin në koordinim të ndërsjellë mes tyre”, thanë nga QMK-ja.

Megjithatë, 16-vjeçarja nuk ishte e vetme. Ajo kishte rënë në lum bashkë me një 26-vjeçare, e cila u gjet e gjallë.

Rasti te autoritetet ishte denoncuar nga motra e 16-vjeçares, e cila kishte qenë e pranishme në vend ngjarje.

Kërkimi për vajzën 16-vjeçare do të vazhdojë nesër.