Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka bërë publike emrat e parë të kandidatëve të Aleancës Kombëtare për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke i cilësuar ata si “kandidatë të dinjitetit, vizionit dhe përfaqësimit të vërtetë”.

“Vazhdojnë përgatitjet për kandidaturat e bashkimit tonë politik – për t’i thënë mjaft përbuzjes së përditshme ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Ahmeti në një postim publik.

Sipas tij, emrat e konfirmuar deri më tani janë:

Bajram Rexhepi për komunën e Tetovës
Valbon Limani për komunën e Gostivarit
Bujar Osmani për komunën e Çairit
Nazim Taipi për komunën e Tearcës
Blerant Ramadani për komunën e Sarajit
Emir Sulejmani për komunën e Zhelinës
Isen Shabani për komunën e Vrapçishtit
Ahmeti ka theksuar se kjo është vetëm faza e parë e prezantimit të kandidatëve dhe ka bërë thirrje për mobilizim të strukturave në përballjen që ai e quan vendimtare për “dinjitetin shqiptar”.

“Bashkë do të fitojmë. Bashkë do t’i themi stop të keqes. Bashkë për dinjitetin shqiptar”, ka përfunduar Ahmeti.