Të paktën 15 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe dy gra, janë vrarë në një sulm izraelit ndërsa prisnin në radhë për suplemente ushqimore para një klinike në Gazën qendrore, thotë një spital, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Videoja nga spitali i Martirëve të Al-Aksës në Deir al-Balah tregoi trupat e disa fëmijëve dhe të tjerëve të shtrirë në dysheme ndërsa mjekët trajtonin plagët e tyre.
Grupi i ndihmës me bazë në SHBA, Project Hope, i cili drejton klinikën, tha se sulmi ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Ushtria izraelite tha se goditi një “terrorist të Hamasit” dhe u pendua për çdo dëmtim të civilëve.
Thuhet se 37 persona të tjerë u vranë në sulmet izraelite diku tjetër në Gaza, ndërsa Izraeli dhe Hamasi vazhduan bisedimet për një marrëveshje armëpushimi.
Pavarësisht optimizmit të shprehur nga SHBA-të, të cilat po veprojnë si ndërmjetësuese së bashku me Katarin dhe Egjiptin, ato deri më tani nuk duket se janë afër një përparimi.