Ballkani ka arritur fitore të madhe në Prishtinë, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Nënkampioni i Kosovës ka fituar 4-2 ndaj Florianas, pasi ishte në disavantazh prej 1-2.
Floriana shënoi në minutën e tetë për 1-0 me anë të një penalltie, teksa i menjëhershëm ishte reagimi i portokallezinjëve që shënuan përmes Bleart Tolajt.
Në minutën e 25-të, Floriana përsëri doli në epërsi, por që Adetunji barazoi vetëm dy minuta më vonë.
Për 3-2 u përkujdes Tolaj përsëri, për të mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë, që ishte e tëra e Ballkanit, suharekasit shënuan edhe një herë, përmes Adetunjit.
Kështu, Ballkani shkon në Maltë me një epërsi prej dy golash, me ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave.