Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pasditen e sotme në një konferencë për shtyp shpalli edhe një pjesë të kandidatëve për zgjedhjet lokale, pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të partisë, i cili u mbajt sot.
Për kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit u propozua nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova.
– Për komunën e Manastirit, kandidat do të jetë kryetari i organizatës komunale Metodija Kunovski, në Vallandovë kandidon kryetari aktual Pero Kostadinov, në Vinicë kandidon kryetari i organizatës lokale Goce Milevski, në Zrnovcë kryetari i organizatës komunale Vanço Mitev, ndërsa në Kavadar kandidon koordinatori rajonal i partisë, Viktor Velevski, tha Filipçe në konferencë.
Ai theksoi se për komunën e Karposhit, kandidate për kryetare do të jetë Dr. Maja Mojsova Miovska, ish-drejtore e Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL), ndërsa për komunën e Kisella Vodës do të kandidojë Goran Trajkovski, ish-drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
– Në komunën e Mavrovës-Rostushë do të kandidojë Anes Ahmeti, në Novosellë Petar Spasov, në Petrovec Elizabeta Zelenikovska, në Prilep – kryetarja e organizatës komunale Petra Lukarovska, në Radovish kandidon kryetari lokal i partisë Risto Spasov, në Sveti Nikole – Dejan Gichev, në komunën Çashkë kandidon kryetari aktual Goran Stojanovski, ndërsa në komunën e Bërvenicës – Svetlana Mitrevska Andxhelkovska, tha Filipçe.