Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, në emisionin “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5, konfirmoi se posedon vizë për Dubai, por mohoi që ta ketë marrë për shkak se ka investuar atje.
Ai tha se nuk do ta zbulojë spitalin ku do të punojë dhe theksoi se nuk ka marrë asnjë automjet dhuratë.
“Është legjitime që në të ardhmen të fitoj nga profesioni im. Ky është i vetmi mënyrë përmes së cilës dua të fitoj. Është një vendim legjitim dhe autentik i imi. Jam i lumtur që mora një mundësi, sepse jo çdokush merr një mundësi për të punuar në spitale të tilla,” tha Filipçe.
Ai mohoi se posedon ndonjë pasuri në Dubai.
“Nuk kam as investime, as ndërtesa, as aeroplanë,” tha ai.
Filipçe theksoi se në Dubai mund të merret vizë bazuar në profesionin që ka një person. Ai theksoi se ka kritere të përcaktuara qartë për profesionet që mund të përfitojnë vizë.