SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.L. (33) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajta dhe tregtimi i palejuar i armëve të zjarrit ose lëndëve shpërthyese”. Më 08.01.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar fishekë dhe marihuanë.TS