Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë për Alsat tha se Badenteri funksionon varësisht Ligjeve që propozohen. Në lidhje me Kodin Zgjedhor duhet një dakordim i të gjithë deputetëve që ta votojmë.

“E kam thënë disa herë sa i përket votimit me badenter është realtive kjo çështje, deputetë të caktuar që janë të komuniteteve jo shumicë deklarohen komformë ligjeve që propozohen. Pra, ne nuk mund të deklarojmë paraprakisht që kalojnë ato ligje apo nuk kalojnë. Rasti i fundit ishte edhe Ligjet e fundit që i kaluam me badenterin e madh ku kërkoheshin 2/3 e votave dhe shumicë e dyfisht me badenter dhe prandaj i kaluam. Në këtë drejtim duhet t’i presim Ligje ku do të shohim nëse janë pjekur kushtet, ne do të jemi në konsultim me opozitën për konsensus sa më të gjerë”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votimin me badenter Gashi tha se nevojitet një dakordim i të gjithëve jo vetëm shumicës që brenda muajit i njëjti Ligj të votohet.

“Në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese kur i drejtohet Kuvendit ajo nuk nënkupton që i drejtohet shumicës por të gjithë deputetëve që të sillemi në mënyrë të përgjegjshme ndaj kërkesave dhe rekomandimeve të tyre. Kur flasim për Kodin Zgjedhor duhet që secili deputet të reflektojë dhe mendojë që në kohën e caktuar gjatë këtij muaji mund të dakordohemi që ta votojmë Kodin bashkarisht”, përfundoi Gashi.