Gjatë muajit të kaluar, 80 qytetarë janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, përmes mjetit “Kabinet i Hapur”.
Kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve janë subjekt i një trajtimi sistematik brenda Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht ato analizohen dhe përcillen për veprim të mëtejshëm.
Deri më tani, është përgjigjur dhe vepruar për 29% të kërkesave, për një pjesë tjetër janë të nevojshme përmirësime sistemore që tashmë janë iniciuar, ndërsa për pjesën e mbetur janë formuar komisione për trajtim më efikas të tyre.
Për rikujtim, ministri Aliu gjatë ditës së nesërme do të jetë në terren në Shtip, në kuadër të iniciativës “Kabineti Mobil”, ku nga ora 12:00 deri në 14:00 do të ketë takim me qytetarët në ambientet e Spitalit Klinik – Shtip. Të gjithë qytetarët e interesuar do të kenë mundësinë t’i ndajnë drejtpërdrejt përvojat, problemet apo propozimet e tyre që lidhen me sistemin shëndetësor.
Për të marrë pjesë në këto takime, është e nevojshme paraqitja paraprake përmes platformës “Kabinet i Hapur”, në të cilën mund të keni qasje përmes faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Shëndetësisë : https://zdravstvo.gov.mk/