Më 22.07.2025, rreth orës 14:15, në SPB Shkup është paraqitur një denoncim se në parkun përballë ndërtesës së ish-“Nova Maqedonisë” është gjetur i pajetë S.K. (50) nga Shkupi.
Ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore që mbërriti në vendngjarje ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, në funksion të përcaktimit të shkaqeve të sakta të vdekjes.TS