Pas pesë ditësh kërkimi intensiv, është gjetur trupi i pajetë i Teodora Barbarçiq (16) nga fshati Ulanci, e cila ishte raportuar e zhdukur më 24 korrik 2025, pasi kishte rënë në lumin Vardar.

Siç mëson Tetovasot, trupin e saj e kanë gjetur njësitë e kërkim-shpëtimit në afërsi të vendit ku ishte parë për herë të fundit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin tragjik.

Ky rast ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllime për familjen Barbarçiq.