Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë krahasime të habitshme midis sensacionit adoleshent, Lamine Yamal dhe legjendës së klubit, Lionel Messi, duke e quajtur 18-vjeçarin e La Masias një “gjeni” dhe lojtarin më të mirë në botë aktualisht.

Në një intervistë me mediumin CNN gjatë turneut të Barcelonës në Azi, Laporta theksoi ngjashmëritë në personalitetet dhe trajektoret e hershme të karrierës së dy yjeve, ndërsa pranoi trashëgiminë e tyre të dallueshme.

“Lamine është Lamine Yamal dhe Lionel Messi ishte Lionel Messi. Messi ka qenë lojtari më i mirë në botë, dhe Lamine, mendoj se në situatën e sotme, është më i miri në botë. Mendoj se do ta shohim”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Mos e ngarkoni Yamalin me krahasime me Messin” – Guardiola i prerë për talentin që kanë dyshja
Lexo po ashtu
“Mos e ngarkoni Yamalin me krahasime me Messin” – Guardiola i prerë për talentin që kanë dyshja
Laporta theksoi talentin unik dhe praninë komanduese të Yamal, duke vënë në dukje: “Lamine ka shumë personalitet, ashtu si Messi, në kohën e tij edhe ai kishte shumë personalitet”.

Ndërsa Messi, të cilin Laporta e konsideron “ndoshta lojtarin më të mirë në histori” për fitimin e gjithçkaje, vendosi një standard të pakrahasueshëm, presidenti e sheh Yamalin si pjesë të një brezi të ri të shkëlqimit të futbollit.

“Bota vazhdon dhe shfaqen gjeni të rinj, dhe gjenitë e rinj që shfaqen sot janë lojtarë si Lamine Yamal, si Pedri, si Raphinha… lojtarë shumë të talentuar që janë në botën e futbollit”, përfundoi Laporta, duke vlerësuar gjithashtu lojtarë të shquar nga klube të tjera.