Më 29 korrik 2025, rreth orës 08:30, në SVB Manastir është raportuar se në vendin e quajtur “Most”, në lumin Llazheçka, janë gjetur tre mjete shpërthyese.

Zbulimi është bërë nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Vendkalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Mexhitli. Pas raportimit, në vendngjarje ka ndërhyrë një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ka ngritur mjetet shpërthyese dhe ka konstatuar se bëhej fjalë për dy granata të pashpërthyera dhe një granatë të shpërthyer të kalibrit 75 mm.

Sipas ekspertizës, mjetet shpërthyese kanë prejardhje nga Lufta e Parë Botërore.

Autoritetet kanë bërë pastrimin e sigurt të vendit dhe apelojnë për kujdes të shtuar në zonat që kanë pasur aktivitet historik ushtarak.