Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe drejtori i Bankës Zhvillimore gjermane për Evropën Juglindore, Klaus Miler sot në Qeveri do të nënshkruajnë marrëveshje për grant të pakthyeshëm nga BE-ja në vlerë prej 5,5 milionë euro, të cilat do të shfrytëzohen për rehabilitim efikas energjetik në konviktet studentore në vend.

“Mjetet janë siguruar përmes Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Framework) Program i specializuar rajonal për efikasitet energjetik (REEP Plus) dhe e plotësojnë huanë, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e siguroi nga Banka Zhvillimore gjermane (KFW) për modernizim të konvikteve studentore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës për studentët dhe uljen e emetimeve të CO₂”, informoi MASH.