Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, e ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani, se i ka manipuluar fjalët e presidentit Donald Trump.
Duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Grenell ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshje dhe sipas tij “të pretendosh sikur kishte diçka të re, është absurde”.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”.
Presidentja Vjosa Osmani, i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. por në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se Trumpi e ka parandaluar një eskalim të kohëve të fundit.
E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një reagim të shtunën ka mohuar pretendimet e Osmanit, duke thënë se vendi i tij s’është i interesuar për luftë, por për ndërtim e zhvillim.
Shame on @VjosaOsmaniPRKS for manipulating President Donald Trump’s words.
Donald Trump was nominated for a Nobel Peace Prize for his work on Kosovo-Serbia peace & economic normalization in 2019 and 2020 – through the Trump White House signing of the Washington Agreement in the… pic.twitter.com/zXRWs8qyy3
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 13, 2025