Aktivistja e njohur suedeze për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, sipas postimeve në rrjetet sociale, dje ka qenë në Tetovë.
Ajo ka vizituar aktivitetet për përgatitjen e hapësirave të reja të Qendrës Shoqërore-Kulturore Tetovë.

„E vizituam hapësirën e re ku do të zhvendosemi, ku gjatë javës së kaluar, vullnetarë nga komuniteti ynë, së bashku me më shumë se njëqind vullnetarë nga rrjeti ynë ndërkombëtar në Belgjikë, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, punuan intensivisht për ta bërë të mundur këtë tranzicion“, njoftuan nga Qendra Shoqërore-Kulturore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume