16 korrik, Shkup – Në seancën e djeshme të mbyllur të Qeverisë, u shqyrtua informacioni në lidhje me të dhënat e parashtruara nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat komerciale për financimin e hekurudhës së shpejtë, me ç’rast u miratua konkluzioni për formimin e grupit ndërresorial të punës në suaza të Qeverisë.

Kërkesës së Ministrisë së Financave, iu përgjigjën 16 institucione financiare ndërkombëtare dhe banka komerciale duke përfshirë: Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Evropiane të Investimeve, Bankën Italiane për Zhvillim, Bankën Japoneze MUFG, Bankën Britaneze Standard Chartered, Bankën e Amerikës, Erste Bank, Societe Generale, Deutsche Bank, JP Morgan, Citibank, UniCredit, Cargill, NLB si dhe Raiffeisen Bank.

Përmbajtja e dokumentacionit të parashtruar nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat komerciale është shënuar si konfidenciale.