Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar pak nga vizita e presidentes Osmani në Washington, shkruan GazetaDemos.

Ai tha se Osmani dikur marrëveshjen e Washingtonit e quante ” cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin” ndërsa pas 5 vitesh e quan “marrëveshje të mirë”.

“Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”, tha Hoti.

Postimi i plotë:

Asgjë e re nga Osmani, vetem hipokrizi e radhës!

Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”.