Më 30 korrik 2025, në orën 23:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është paraqitur një denoncim nga A.S. (18) nga Gostivari.

Sipas denoncimit, rreth orës 22:30 në vendin e saj të punës, në një objekt hotelerik në rrugën “Ilinden”, një grua me inicialet T.V. është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe koleges E.F., duke shkaktuar shqetësim dhe duke hedhur gjësendet në objekt.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS