Sot, Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, realizuan një vizitë inspektuese në lagjen Sahat Kullë, ku janë duke u zhvilluar punimet për realizimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
Ky projekt, i financuar përmes thirrjes publike të Ministrisë së Pushtetit Lokal për vitin 2024, kap vlerën e 59.861.572 denarëve dhe përfshin rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik në dhjetë rrugë të kësaj lagjeje, përfshirë:
1️⃣ Rrugën pas Poliklinikës së Bit Pazarit
2️⃣ Rrugën Çairska (te selia e BFI-së)
3️⃣ Rrugën 178
4️⃣ Rrugën 156
5️⃣ Rrugën 374
6️⃣ Rrugën 177 (pjesa e parealizuar më herët)
7️⃣ Rrugën 150
8️⃣ Rrugën 397
9️⃣ Rrugën 157 (në zonën e Sahat Kullës)
Rrugën Hristijan Todorovski Karposh
Nga realizimi i këtij projekti do të përfitojnë rreth 260 amvisëri, si dhe një numër institucionesh dhe objektesh me rëndësi, përfshirë Poliklinikën e Bit Pazarit, Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”, selinë e BFI-së, xhamitë Isa Beu dhe Sulltan Murati, si dhe shumë biznese lokale.
Ky investim paraqet një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës themelore dhe ngritjes së standardeve të jetesës për qytetarët e kësaj zone me rëndësi historike dhe funksionale për komunën.