Të nderuar qytetarë të Strimnicës,

Me këtë shkrim po mundohemi të ngrejmë zërin dhe të ndikojmë në shpenzimin e mjeteve nga huazimet e fundit të vendit tonë, këtë borxhë do ta këthejmë na qytetarët si taksa pagues të vendit dhe me të drejtë po ankohemi për këtë çështje publikisht por pse jo edhe zyrtarisht.

Anashkalimi i #Strimnicës nga investimet kapitale në Komunën e Zhelinës – Një padrejtësi që kërkon zgjidhje!

Komuna e Zhelinës ka njoftuar për realizimin e investimeve kapitale në vlerë prej mbi 115 milionë denarë, një shifër mbresëlënëse që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Megjithatë, është shqetësuese dhe tejet e pakuptueshme që nga ky buxhet dhe nga shumë projekte të rëndësishme, fshati Strimnicë vazhdimisht është lënë anash.

Strimnica, si një nga fshatrat më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të Komunës së Zhelinës, nuk ka përfituar asnjë investim të denjë nga ky fond, edhe pse rruga lokale #Strimnicë–#Saraqinë është në gjendje të mjerueshme. Kjo rrugë nuk është thjesht një lidhje mes dy fshatrave – ajo përbën një arterie kyçe që lidh Komunën e #Tetovës me atë të #Zhelinës, dhe potencialisht mund të kualifikohet si rrugë rajonale për rëndësinë që ka në qarkullimin ndërkomunal dhe zhvillimin ekonomik të vendbanimit tonë.

️Përse një rrugë kaq e rëndësishme anashkalohet?
️Pse banorët e Strimnicës duhet të ndihen qytetarë të dorës së dytë?
️A nuk meritojmë edhe na një infrastrukturë të sigurt dhe dinjitoze?

Ky diskriminim infrastrukturor është i papranueshëm dhe i pashpjegueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte që financohen nga fondet publike – pra, nga taksat e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata të Strimnicës.

Ne kërkojmë që Komuna e Zhelinës të rishqyrtojë prioritetet dhe të përfshijë urgjentisht në planin e investimeve:

Rregullimin dhe asfaltimin e rrugës #Strimnicë–#Saraqinë;

Vlerësimin e mundësisë për ta shpallur këtë rrugë me status rajonal;

Zbatimin e një qasjeje të barabartë për të gjitha vendbanimet, pa përjashtime të padrejta (p.sh si #Sallareva, #Merova, #Cerova etj…);

#Strimnica nuk kërkon favore – kërkon atë që i takon me të drejtë❗️

Bedri Fazliu