Shkruan: Orhan Ibrahimi

Të nderuar miq dhe bashkëmendimtarë!
Të shtunën, më 5 korrik, në Teatrin Shqiptar në Shkup, themelojmë zyrtarisht Lëvizjen “ARBËRIA”, një ide e ndershme dhe e guximshme, që buron nga ndërgjegjja shqiptare.
“ARBËRIA” nuk është parti. Është vetëdije e re, revoltë ndaj zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët, dhe shfrytëzimit të qytetarit.

Është thirrje për bashkim, përgjegjësi, veprim të ndershëm dhe projektim i së ardhmes.
Shqiptarët nuk kanë më nevojë për pronarë të kauzave, por për një organizim të lirë , që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët.

ARBËRIA është shpresë. Është rezistencë. Është vendtakimi i brezave që nuk dorëzohen.
Ejani më 5 korrik, ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Bëhu shpresë. Bëhu pjesë e ARBËRISË!