Faton Asani, ish-funksionar i LSDM-së dhe ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar nga viti 2017 deri në vitin 2023, ka bërë të ditur se automjeti i tij është kontrolluar tërësisht në kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Asani, i cili kryesisht jeton në Itali, ka ndarë një fotografi dhe është ankuar në rrjetet sociale për, siç tha ai, sjelljen e pahijshme të shefit të ndërrimit.

“Të mos keqkuptohem! Nuk është problem kontrolli, sa është problem MUNGESA E KULTURËS!
Në këtë copëz vendi tonë, gjëja e parë që mungon është KULTURA dhe sjellja e duhur nga ana e nëpunësve. E kam thënë në 2017, po e them edhe tani: KULTURË – ZERO!!!
Çdo kontroll duhet të fillojë me ‘Mirë se vini në RMV’ dhe të përfundojë me ‘Udhëtim të mbarë në RMV’.”

“Unë jam shefi i ndërrimit, ankohu ku të duash!” – Kjo ishte, sipas Asanit, përgjigjja e nëpunësit doganor me numër 01681, që ai e përshkruan si sjellje skajshmërisht joprofesionale.
“Mirë ju gjeta, patriotë”, përfundon ai me ironi.