Sipas raportimit të Tetovasot, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN ka njoftuar se me shumë gjasa do të jetë kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

“Sipas gjitha gjasave, unë do të jem kandidati në Çair,” tha Mexhiti gjatë një prononcimi për media, duke theksuar se brenda koalicionit po zhvillohen bisedime intensive dhe po shqyrtohen anketat për të përzgjedhur kandidatët më të përshtatshëm.

Ai gjithashtu bëri me dije se “Deri në fund të javës presim të dalim me listën e plotë të kandidatëve për kryetarë komunash nga Struga deri në Likovë, duke përfshirë edhe Çairin, sipas raportimit të Tetovasot.”

Kjo deklaratë vjen në një moment vendimtar për koalicionin VLEN, ndërsa zgjedhjet lokale afrohen dhe partitë finalizojnë listat e tyre të kandidatëve për komunat kryesore.TS