Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot realizoi inspektim të aktiviteteve ndërtimore në lagjen Saat Kullë, komuna e Çairit, e cila për shumë vite ishte e lënë pas dore nga pushteti qendror.
Në vijim është zbatimi i projektit me vlerë prej 59.861.572 denarë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal në nëntë rrugë: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177. Projekti ka afat përfundimi prej 12 muajsh dhe do të mundësojë përmirësimin e kushteve të jetesës për më shumë se 2000 banorë.
Ministria dhe Qeveria vazhdojnë të punojnë me përkushtim në projekte konkrete infrastrukturore që drejtpërdrejt e përmirësojnë jetën e qytetarëve.