Izraeli kreu sulme të reja ditën e sotme në qendër të Damaskut. Pas sulmit një video është bërë menjëherë virale.

Në pamje shihet qartë kur një spikere lajmesh largohet nga studio, pasi predhat izraelite godet një ndërtesë.

Përveç pallatit presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes Izraeli sulmoi edhe ndërtesën e televizionit shtetëror në Damask qendror.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ndau një deklaratë në rrjetet sociale duke thënë: “Paralajmërimet në Damask kanë mbaruar tani do të vijnë goditje të dhimbshme.”

Ai shtoi gjithashtu se ushtria izraelite do të vazhdojë të veprojë me forcë në Suweida. Izraeli ka ndërhyrë së fundmi në përleshjet në Suweida, zona e Sirisë jugore, ku ka përleshje të vazhdueshme midis komunitetit minoritar Druze dhe grupeve të tjera të armatosura.

Ai iu drejtua komunitetit Druze në Izrael duke thënë se Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) do ta mbrojnë komunitetin në Siri.

“Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi marrë një angazhim dhe do ta mbajmë atë”, shton ai.

Ai vazhdoi të ndau videon e një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të lajmeve, i cili tregonte një prezantues televiziv duke vrapuar për t’u fshehur ndërsa ndërtesa në Damask u godit nga një sulm.

Kjo është dita e tretë radhazi që Izraeli ka sulmuar Sirinë.

Më herët gjatë ditës, ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë në qendër të kryeqytetit Damask u shënjestrua gjithashtu nga një sulm ajror.